Supë krem me vezë të rrahura nga zonja Albana

23 Maj, 11:46| Përditesimi: 23 Maj, 11:51

  • Share

Supë krem me vezë të rrahura

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 3 lgj galetë
  • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
  • 4-5 garuzhde buljon
  • 1 lgj gjalpë
  • Pak lëng limoni
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Rrahim vezët, shtojmë galetën e bluar, djathin kaçkavall të grirë, pak lëng limoni, pak lëng mishi të nxehtë dhe i përziejmë me tel. Në tenxhere vlojmë lëngun e mishit dhe duke e përzier masën e përgatitur e hedhim me kujdes te lëngu. E lëmë supën në zjarr sa të trashet, i hedhim gjalpë të freskët dhe gjatë shërbimit pak bukë të thekur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?