Supë krem me vezë të rrahura nga zonja Albana

3 Janar, 13:17| Përditesimi: 3 Janar, 13:19

  • Share

Supë krem me vezë të rrahura

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 3 lgj galetë
  • 2 lgj djathë kaçkavall
  • 4 -5 filxhanë lëng mishi
  • 1 lgj gjalpë
  • Pak lëng limoni

Përgatitja:

Rrahim vezët, shtojmë galetën, djathin kaçkavall të grirë, pak lëng limoni, pak lëng mishi të nxehtë dhe i përziejmë me tel. Në tenxhere vlojmë lëngun e mishit dhe duke e përzier masën e përgatitur e hedhim me kujdes te lëngu. E lëmë supën në zjarr sa të trashet, i hedhim gjalpë të freskët dhe e shërbejmë të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?