Supë krem me miell orizi nga zonja Albana

30 Tetor 2023, 12:24| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 12:25

  • Share

Supë krem me miell orizi

Përbërësit:

  • 3 lgj miell orizi
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 filxhanë ujë
  • 3-4 filxhanë lëng mishi
  • 2 të verdha veze
  • 1 gotë qumësht
  • 2 lgj oriz të zier
  • Bukë të thekur
  • Pak gjalpë të tretur

Përgatitja:

Kaurdisim miellin e orizit me gjalpë sa të mos marrë ngiyrë, e shuajmë me ujë dhe e lemë të ziejë 10-15 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 20-25 minuta. E largojmë më pas supën nga zjarri dhe e presim me vezë të rrahura me qumësht të nxehtë. I hedhim gjalpë të tretur dhe e servirim me pak bukë të thekur ose oriz të zier.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?