Supë krem me karrota nga zonja Albana

13 Shkurt, 11:48| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:50

  • Share

Supë krem me karrota

Përbërësit:

  • 2 lgj miell misri
  • 1 lgj gjalpë
  • 3-4 karrota mesatare
  • 1 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 5-6 kupa lëng mishi
  • 2 feta të holla buke
  • Gjalpë për kaurdisjen e bukëve
  • Kripë

Përgatitja:

Karrotat pasi i kemi pastruar i vendosim të ziejnë në ujë të vluar. Më pas i kullojmë dhe i bëjmë pure. E vendosim purenë në zjarr, shtojmë lëngun e mishit dhe e lëmë të marrë valë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe pasi të ftohet pak hedhim të verdhat e vezëve të rrahura me pak qumësht, shtojmë pak gjalpë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë me kubikë buke të kaurdisura me gjalpë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?