Supë krem kungulli nga zonja Albana

13 Tetor 2022, 12:48| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 12:49

  • Share

Supe krem kungulli

Përbërësit:

  • 1 kungull i vogël i verdhë
  • 2 copa xhinxhër
  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 litër ujë
  • 100 ml kos ose qumësht
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë patatet të prera në feta të vogla, kungullin e verdhë dhe xhinxherën e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë ujë të ngrohtë. I lemë perimet të zbuten plotësisht dhe më pas i kalojmë në blender duke shtuar pak kos ose qumësht. E vendosim supën përsëri në zjarr për 2 minuta ku rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?