Supë e stinës me makarona dhe perime nga zonja Albana

6 Prill 2023, 12:01| Përditesimi: 6 Prill 2023, 12:07

  • Share

Supë e stinës

Përbërësit:

  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 lgj miell
  • 1 fç makarona për supë
  • 100 gr mish i zjerë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët dhe karrotë të grirë në rende. Më pas shtojmë specin e grirë dhe pak miell. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë makaronat dhe buljonin. Në fund fare shtojmë mishin e zierë të bërë në copa të vogla. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak gjalpë dhe e servirim me majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?