Supë brokoli me patate nga zonja Albana

3 Maj, 12:03| Përditesimi: 3 Maj, 12:04

  • Share

Supë brokoli me patate

Përbërësit:

  • 1 kokë brokoli
  • 1 kokë lulelakër
  • 1-2 patate mesatare
  • 1-2 karrota
  • 1 qepë të vogël
  • 200 gr mish pule
  • 1 litër ujë
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë me kripë. Pasi kanë kaluar 35-40 minuta nga zierja e pulës vendosim tek pula pataten të prerë në kubikë të vegjël dhe e lemë të ziejë bashkë me pulën për rreth 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë mishin e pulës dhe pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për 10-15 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?