Supa borsh nga zonja Albana

3 Nëntor 2022, 14:02| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 14:03

  • Share

Supa ruse borsh

Përbërësit:

  • 500 gr mish derri
  • 3 patate
  • 3 karrota
  • 2 panxhar
  • 2 degë selino
  • ½ lakër të bardhë
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 gjethe dafine
  • 3 litra ujë
  • 1 lgj kripë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj kos
  • 1 limon
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin e derrit të ziejë në ujë të bollshëm ku shtojmë degën e selinosë, një karrotë dhe një qepë. Ndërkohë që mishi është në zierje grijmë imët lakrën e bardhë, panxharin, karrotën dhe pataten. Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim të gjitha perimet, më pas shtojmë buljonin e mishit duke e kulluar. E lemë supën të vlojë duke shtuar dhe copëzat e ziera të mishit. Shtojmë salcën e domates dhe lëngun e 1 limoni. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?