Dj Robbert van de Corput

'Sunny Hill Festival' sjell në Tiranë DJ e famshëm në të gjithë botën

19 Gusht 2022, 14:30| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 15:56

  • Share

Tiranë do të presë më 26, 27 dhe 28 gusht “Sunny Hill Festival”. Një nga të ftuarit e veçantë që do të performojnë për dashamirësit e muzikës elektronike do të jetë dhe DJ i njohur në të gjithë botën, Robbert van de Corput, i njohur si Dj. Hardwell.

Organizatorët e “Sunny Hill Festival” shkruajnë se Dj. Hardwell do të sjellë për publikun shqiptar këngët e tij më të mira elektronike duke sjellë mjaft enerti.

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022.

Stafi organizator i “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar emrat e parë që do të jenë në Tiranë: reperi i famshëm italian mjaft i pëlqyer edhe në Shqipëri, Fedez, këngëtarët e dashur për publikun shqiptar Dren Abazi dhe Elgit Doda, këngëtarja Dafina Zeqiri, Mc Kresha dhe Lyrical Son,  DJ Regard , Dj Merk & Kremont, DJ Drop, Tananai, Stormz, Action Bronson, Sancet.

Ora 21:27
Capital T i bashkohet 'Sunny Hill Festival' në Tiranë

Reperi i famshëm Capital T do të performojë në Sunny Hill Festvial në Tiranë. Lajmi u bë me dije nga faqja zyrtare në Instagram e “Sunny Hill”.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?