‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, ylli i muzikës botërore Dua Lipa ndez skenën, dhuron performacë mahnitëse (VIDEO)

5 Gusht 2022, 08:46| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 09:18

  • Share

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa ka ndezur skenën një natë më parë në ‘Sunny Hill Festival’. Dua i dhuroi të pranishmëve një perfomancë të paharrueshme, ndërsa kishte zgjedhur për të kënduar këngët hit të saj.

Dua u ngjit në skenë në mesnatë, ndërsa në koncert morën pjesë mijëra të rinj. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fund dhe një crop top rozë me xixa.

‘Sunny Hill Festival’ u hap dje në orën 14:00, ndërsa kanë performuar një sërë artistësh të njohur si Kida, Elvana Gjata, Ylli Limani. Festivali do të vijojë edhe për tre ditë të tjera, deri më 7 gusht ndërsa emrat më të njohur që do të ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Burak Yeter, Mahmood, Dj Regard.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?