Sunny Hill Festival, ja programi ditor i emrave të mëdhenj do të ngjiten në skenën te Liqeni i Tiranës

25 Gusht 2022, 18:43| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 08:15

  • Share

Nesër starton Tirana Sunny Hill Festival. 

Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri. 

Po cilët janë artistët dhe kur do të ngjiten ata në festivalin e Dua Lipës, i cili do të zgjasë 3 mbrëmje radhazi? 

Ekipi i Tirana Sunny Hill Festival ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja e shtuna dhe për tu përmbyllur të dielën. 

Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai  por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të startojnë festivalin.

Për të mësuar emrat e tjerë ndiqni programin e plotë të publikuar tashmë nga stafi organizator i festivalit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?