‘Sundimi i ligjit’/ Nga vjedhja te thyerja e masës ‘arrest në shtëpi’, tre të arrestuar në Fier

5 Dhjetor 2023, 09:54| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 10:06

  • Share

FIER- Tre persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe 2 të tjerë që thyen masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Lushnjë dhe Fier, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë vënë në pranga shtetasit:

Vladimir Halili, 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja", në rrethana rënduese. Në vitin 2020, shtetasi Vladimir Halili ka vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në vitin 2021, ka vjedhur në 1 makazinë në fshatin Rrapëz;

Indrit Sulo, 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve";

Marjus Filipi, 39 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?