Gjyqtari i ndeshjes Portugali-Marok, Cristiano Ronaldos dhe Nordin Amrabat

Sulmuesi i Marokut hedh akuzat: Gjyqtari i kërkoi fanellën Ronaldos, këtu nuk jemi në cirk

21 Qershor 2018, 01:30| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 01:32

  • Share

Gjyqtari i ndeshjes Portugali-Marok, është akuzuar se i ka kërkuar Cristiano Ronaldos fanellën në fund të pjesës së parë. Është Nordin Amrabat që thuhet se ka bërë këtë deklaratë, ndaj gjyqtarit Mark Geiger.

“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Cristiano Ronaldo. Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk” – deklaroi Amrabat i Marokut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?