Flavio Sulejmani

Sulmuesi i Kombëtares tripletë në Itali, Lazio eliminohet nga Kupa

21 Shkurt, 18:01| Përditesimi: 21 Shkurt, 20:03

  • Share

Flavio Sulejmani, ky është sulmuesi që po shkëlqen me të rinjtë e Lazios në Itali. Sulmuesi 18-vjeçar bën pjesë edhe te moshat U-21 të Kombëtares dhe është aktivizuar në dy takime nga Alban Bushi.

Këtë të mërkurë, Lazio U-19 mundi 2-3 moshatarët e Torinos dhe sulmuesi shqiptar shënoi tre gola për "Shqiponjat" e Romës. Paçka tripletës që e dërgoi ndeshjen në shtesë, Torino kaloi në finale edhe pas fitores së ndeshjes së parë.

Edhe pse jashtë gare tanimë, fakt është se Flavio Sulejmani po bën mirë te Lazios dhe është një element i talentuar për të ardhmen e sulmit të kuqezinjve.

I dalë nga moshat e Interit, ai kaloi te Perugia dhe më pas kaloi në Akademinë e Lazios. Këtë sezon ai ka shënuar shtatë gola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?