Foto ilustruese

Sulmoi një qytetar me ndezës granate brenda një restoranti, arrestohet 46-vjeçari në Lezhë

25 Gusht 2022, 13:35| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 15:00

  • Share

Një 46-vjeçar u arrestua në Lezhë pasi goditi me ndezës granate një qytetar brenda një biznesi. Admir Zogaj në prill të këtij viti në një restorant në Lezhë ka lëshuar ndezës granate në drejtim të Sokol Pepushajt, e cila ka shpërthyer dhe duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe "Mbajtja leje dhe prodhimi pa leje i shpërthyese dhe i municionit".

Zogaj u largua në ditën e ngjarjes 5 muaj më parë, dhe arrestimi i tij u bë i mundur sot nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Fitili”.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/08/2022 13:50

    Hahah egërsira ka vetëm ky vend , jeta e njeriut nuk ka vlerë ska reapekt , asgjë nuk ka gjallesa kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?