Detaje të reja, janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Maminas të Shijakut ku 35 vjeçari Eduart Hoxha sulmoi me sëpatë babain e tij duke kërcënuar se do ta vriste.
Burime për Report Tv nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Eduart Hoxha, i arrestuar nga forcat RENEA për dhunë në familje nuk rezulton person me probleme të mëparshme dhe as përdorues i lëndëve narkotike.
Sipas burimeve nga policia sherri ka nisur se babai i tij i kishte thënë se përse nuk punon. Pastaj debati ka kaluar në sherr verbal e më pas në kanosje.
Sipas policisë i arrestuari manifeston probleme të cilat të çojnë në dyshimin se ai mund të ketë kaluar në gjendje depresive sepse qante dhe ofendonte edhe forcat e rendit. I arrestuari do t’i nënshtrohet një vizite te mjeku psikiatër.
Lajmi kryesor:
'Ule sëpatën o çun!' Dhunoi të atin e kërcënonte ta vriste! RENEA ndërhyn me forcë ta arrestojë! Video e operacionit! (EMRI)
B.V/ReportTv.al