Jose Mourinho pas finales përballë Sevillas

Sulmoi gjyqtarët pas humbjes së finales në Europa League, UEFA pezullon Mourinhon! Roma gjobitet për sjelljen e keqe

21 Qershor 2023, 20:37| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 20:44

  • Share

UEFA ka pezulluar trajnerin portugez për 4 ndeshje si ndëshkim për sjelljen e tij pas humbjes së Romës ndaj Sevillas në finale të Ligës së Europës. Një ndër masat e ndërmarra është edhe gjobitja e klubit të Romës.

Romakët krijuan epërsi ndaj Sevillas, mirëpo një autogol nga Gianluca Mancini, i barazoi shifrat dhe e dërgoi ndeshjen në penallti, të cilën e fituan andaluzianët.

Mourinho nuk e pranoi humbjen mirë dhe ishte xhiruar duke e ofenduar gjyqtarin Anthony Taylor në një parking automjetesh pas ndeshjes.

Ndaj Romës u vendos gjoba prej 50.000 eurosh dhe i është ndaluar shitja e biletave në një ndeshje si mysafir, për shkak të pranisë së fishekzjarrëve në tribuna, hedhjes së gjësendeve, akteve të dëmtimit kriminal dhe shqetësimit të përgjithshëm të turmës. Gjithashtu klubi është ndëshkuar me 5 mijë euro gjobë për sjelljen e lojtarëve të ekipit dhe stafit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?