Sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosi, autori i dyshuar besonte teoritë konspirative për pandeminë dhe vaksinat

29 Tetor 2022, 08:42| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 15:19

  • Share

David DePape, 42 vjeç është personi që dyshohet se sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ai besonte teoritë konspirative në lidhje me vaksinat kundër Covid dhe i shpërndante në Facebook.

Tre nga të afërmit e DePape thanë se 42-vjeçari është larguar nga familja e tij prej vitesh dhe konfirmuan se llogaria në Facebook, e cila u hoq nga kompania e mediave sociale të premten, i përkiste atij.

Njerëzit që e njihnin DePape në Kaliforni e përshkruan atë si një personazh të çuditshëm.

Sulmi ndaj Paul Pelosi ndodhi mëngjesin e së premtes në shtëpinë në San Francisko. Në momentin e incidentit, Nancy nuk ishte në shtëpi.

Çifti janë të martuar që nga viti 1963. Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?