Pamje nga një sulm ndaj policisë së Kosovës

Sulmohet sërish policia e Kosovës, qëllohet me armë drejt automjetit të zyrtarëve në kufi

26 Prill 2022, 09:29| Përditesimi: 26 Prill 2022, 09:35

  • Share

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Drejt një patrulle kufitare u qëllua me armë në fshatin Zupce të Zubin Potokut.

Përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për zyrtarë të tjerë të lënduar.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, ndërsa janë shtuar masat policore për sigurinë e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Ky është sulmi i gjashtë ndaj policisë brenda pak ditësh. Më parë, janë sulmuar me granata dore dhe kallashnikov. Për këto sulme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vijnë nga ana e territorit serb.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?