Foto nga vendngjarja

Sulmohet me armë lokali i shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes bandave

9 Janar, 11:38| Përditesimi: 9 Janar, 13:03

  • Share

GREQI- Lokali i një shqiptari është sulmuar me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë. Të shtënat me armë janë regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 8 9 janarit, në lokalin Venus, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjen Patisia.

Sipas mediave greke, në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa nga plumbat janë thyer edhe xhamat e lokalit.

Duke qenë se ishte një orar që nuk ka lëvizje dhe kafja ishte e mbyllur, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas Top Channel, pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

Ndërkohë që është gjendur i djegur motori që përdorën autorët e ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?