Sulmi terrorist në Stamboll/ Pas takimit me Biden, reagon Erdogan: Falenderoj Greqinë dhe SHBA-në për mbështetjen

15 Nëntor 2022, 13:32| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 13:29

  • Share

Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në samitin e G20 në ishullin Bali të Indonezisë mëngjesin e sotëm, sipas zyrës së Erdoganit.

Sipas Dailymail, Biden shprehu ngushëllimet për shpërthimin e fundjavës në Stamboll që vrau gjashtë persona. Sulmi i tensionoi marrëdhëniet midis dy vendeve pasi qeveria e Erdogan fajësoi grupin kurd PKK dhe hodhi poshtë një mesazh ngushëllimi të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, përmes një postimi në Twitter falenderoi një numër vendesh, duke përfshirë Greqinë dhe SHBA-në për mbështetjen e tyre pas sulmit në Stamboll.

SHBA e konsideron PKK-në një grup terrorist, por ka ofruar mbështetje për grupet kurde siriane në luftën e tyre kundër një qeverie shtypëse, duke zemëruar Turqinë.

Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar deklaratën raporton se Presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e bombardimeve të së dielës në Stamboll dhe i tha Erdoganit se administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Turqinë në kërkesën e saj për avionë luftarakë F-16.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?