Sulmi terrorist me dy viktima në Bruksel, reagon Stoltenberg: Dënoj vrasjen e personave të pafajshëm

17 Tetor 2023, 08:16| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 08:17

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Bruksel, ku dy persona humbën jetën. Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Stoltenberg shkruan se i dënon sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.

“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, shkroi Stoltenberg.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?