Sulmi terrorist me dy viktima në Bruksel, reagon Kurti: I tmerruar nga ngjarja, duhet të qëndrojmë bashkë kundër terrorizmit

17 Tetor 2023, 08:35| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 08:36

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku mbetën të vrarë dy shtetas suedezë dhe një tjetër u plagos. 

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti në X.

Mëngjesin e sotëm përmes një postimi në X (ish-Twitter), ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili dënoi sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?