Sulmi rus në Ukrainë, 1000 shkrimtarë kundër luftës: T’i jepet fund gjakderdhjes

2 Mars 2022, 12:03| Përditesimi: 2 Mars 2022, 12:33

  • Share

Me flamurin verdhë e kaltër ndër duar, e një beretë që ta mbrojë nga i ftohti Margaret Atwood, 82 vjeçe zbriti në “sheshin e betejës” në Toronto.

Nuk është vetëm, më shumë se 1000 shkrimtarë deri më tani janë shprehur kundër pushtimit të Ukrainës. 

Anglezi Salman Rushdie, nobelisti turk Orhan Pamuk, e polakja Olga Tokarczuk, e shumë shkrimtarë, gazetarë e artistë të tjerë, kanë kërkuar t’i jepet menjëherë fund luftës.

Kjo kërkesë është shprehur në letrën e publikuar nga Shoqata Botërore e Shkrimtarëve “PEN International”, ku theksi vihet mbi lirinë e të drejtën e jetës.

“Ne, shkrimtarë nga e gjithë bota, jemi të tronditur nga dhuna e forcave ruse kundër Ukrainës, dhe kërkojmë me urgjencë ti jepet fund gjakderdhjes. Jemi të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të  nxitur nga refuzimi i presidentit Putin për të pranuar të drejtën e popullit ukrainas, për të diskutuar rreth fatit e historisë së tyre në të ardhmen pa ndërhyrjen e Moskës… Të gjithë njerëzit kanë të drejtën e paqes, për lirinë e shprehjes. Lufta e Putin, është një sulm që i bëhet demokracisë dhe lirisë, jo vetëm në Ukrainë por në të gjithë botën.  Do të qëndrojmë të bashkuar në kërkimin e paqes dhe fundin e një propagande që ushqen dhunën. Nuk mund të ketë një Evropë  të lirë dhe të sigurt, nëse Ukraina nuk është e lirë dhe e pavarur. Paqja duhet të triumfojë”

Mes firmëtarëve, ishte edhe shkrimtarja e njohur ruse Ljudmila Ulickaya, e cila në 25 shkurt, ka shkruar në “Le Nouvel Observateur” atë që mediat e konsideruan si një aktakuzë precize.

“Mendoja që brezi im, ai që kishte lindur përgjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore, ishte me fat, e se do të kishim jetuar deri në vdekje pa e njohur luftën. Por, jo! Duket se nuk do të ndodhë kështu. Dhe askush nuk mund të thotë se cili do jetë bilanci i kësaj dite dramatike. Fati i vendit po udhëhiqet nga çmenduria e një njeriu dhe bashkëpunëtorëve të tij besnikë. Ajo çka mund të themi me siguri është vetëm se çfarë do të shkruhet në tekstet e historisë pas 50 vitesh: Dhimbje, frikë dhe turp! Këto janë ndjesitë që ne kemi sot. Ndaj, është e domosdoshme të ndalohet kjo luftë, që egërsohet çdo minutë që kalon”

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?