Pamje nga vendngjarja

Sulmi rus në Ivano Frankivsk, humb jetën një 8-vjeçar

11 Gusht 2023, 15:59| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 18:26

  • Share

1691762464_kjy.jpg

Një djalë 8-vjeçar, Volodymyr Balabanyk, u vra gjatë sulmeve ruse në infrastrukturën civile në Ivano Frankivsk në Ukrainën lindore, këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Svetlana Onishchuk.

“Sot në mëngjes armiku ka sulmuar me raketa, ka viktima, duke përfshirë një fëmijë i cili është transportuar në spital në gjendje kritike, mjekët kanë bërë gjithçka që është e mundur, por fatkeqësisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë”, ka shkruar ai në Telegram.

Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, raketa goditi një shtëpi në Kolomia ku jetonte një familje me tre fëmijë, përfshirë edhe 8-vjeçarin që humbi jetën. 

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar se ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse sulmi përbën shkelje të ligjit të luftës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky shkarkon shefat e rekrutimit për korrupsion! Agjentët 007 të Kievit paralajmërojnë banorët e Moskës: Prisni sulme të reja


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?