Foto ilustruese

Sulmi në Banjskë, terroristi serb del nga QKUK-ja! Dërgohet në paraburgim

11 Tetor 2023, 17:51| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 17:55

  • Share

I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, V.T, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica.

“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica.

Pas lirimit, ai do të dërgohet në paraburgim.Terroristi serb u plagos gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Më 24 shtator, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë. Një grup i armatosur dhe terrorist serb i udhëhequr nga atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç , e ka sulmuar policinë.

Me këtë rast u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku dhe u plagos edhe polici Alban Rashiti.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 11/10/2023 18:36

    Uroj qe tmos ta ket fatin e atyre te tjerve qe dy dit pasi u arrestuan u liruan me urdher nga lart, ndoshta me urdher te komandante osmankes pasi u takua me llajqakun nderkohe qe serbia kur kidnapoi tre policet tan mbi tre kilometra ne mbrendesi te kufirit ata sipas vuqiqit duhej te pergjigjeshin per terrorizem pasi sipas tij ishin polic ilegal, kurse kosova sipas osmankes dhe kurrcit eshte shtet "demokratik" e ne anen tjeter betohen se do ta shuajne opoziten edhe kjo eshte demokraci sipas tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?