Salvador Ramos

Sulmi në Teksas/18-vjeçari që vrau 19 fëmijë vinte nga një familje me dosje kriminale

1 Qershor 2022, 13:19| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 13:22

  • Share

24 maj, Slavador Ramos hyri i armatosur në shkollën “Robb Elementary School” në Uvalde dhe qëlloi për vdekje nxënësit dhe mësuesit . Një sulm që u cilësua si një nga të rëndët që prej vitit 2012. Ramos vrau 21 persona, ku prej të cilëve 19 fëmijë dhe 2 mësues.

Mësohet se të dy prindërit dhe gjyshja e sulmuesit të shkollës në Teksas, Salvador Ramos, në të kaluarën kishin dosje kriminale, duke përfshirë këtu një sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse dhe nënshkrimin e një çeku fals, raporton "The New York Post".

Ramos 18 vjeçar, vrau 19 nxënës të nivelit fillor dhe dy mësuese të tyre në ditën e 24 majit, kur ai u fut në Robb Elementary School në Uvalde, në sulmin i cili u cilësua më vdekjeprurësi në SHBA që nga viti 2012.

Duke u bazuar në të dhënat e gjyqit të kantonit të Uvaldes të cilat i siguroi “The New York Post”, rezulton se prindërit e tij, Adriana Martinez dhe Salvador Ramos Sr. ishin ballafaquar me ligjin për më shumë se një dekadë.

Gjyshja e tij Celia “Sally” Martin Gonzales, të cilën Ramos e qëlloi në fytyrë para se të kryente sulmin në shkollë, sipas të dhënave nga kantoni, në vitin 1993 u dënua për një kundërvajtje.

E ëma e tij Adriana, u dënua në vitin 2003 për nënshkrimin e një çeku fals, ndërsa më vonë në vitin 2007 për sulm ndaj një anëtari të familjes, ndërsa babai i tij Salvador ishte arrestuar, pasi nuk i ishte bindur urdhrit të një oficeri policie.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 01/06/2022 18:32

    Në Amerikë problemi i armëve asht tash sa kohë. Atje i shesin armët si me ken ti shit lodra fëmijësh , e masandej autori i krimit duket në fytyrë se asht i amël,edhe origjina amerikano jugor flet vetë.

    Përgjigju
  • Tata: 01/06/2022 13:47

    E kush e armatosi ate dhe miliona te semure mendor,ne 10 vjet 900 sulme neper shkolla? Edhe ne kemi budallej,por armet nuk shiten su buke furre,mer kush do. KRIMINEL ESHTE AI QE LEJON ARMATIMIN PA DALLIM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?