Shkon në 139 numri i të vrarëve nga sulmi në Moskë! Putini thotë u krye nga 'radikalët islamikë', por fajëson edhe Ukrainën

25 Mars, 22:42| Përditesimi: 25 Mars, 22:55

  • Share

Ka shkuar në 139 numri i të vrarëve në sulmin e ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë të premten. 

“Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes,” tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Ndërkohë që viktimat po vajtohen, ka polemika mes SHBA-së, e cila beson pretendimin e ISIS-it, dhe Moskës, e cila thotë se e sheh të dyshimtë faktin që amerikanët nuk dyshojnë që Ukraina të fshihet pas sulmit. 

Vetë Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmi u krye nga "radikalët islamikë".

“Ne e dimë se krimi është kryer nga islamikë radikalë, ideologjinë e të cilëve vetë bota islame e ka luftuar për shekuj”, tha Putin.

Por, ai u shpreh se edhe Ukraina ishte fajtore për sulmin.

“Është gjithashtu e nevojshme t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët u përpoqën të shkonin në Ukrainë pasi kishin kryer një krim, kush i priste ata atje? Është e qartë se ata që mbështesin regjimin e Kievit nuk duan të jenë bashkëpunëtorë të terrorit dhe sponsorizues të terrorizmit, por ka vërtet shumë pyetje”, tha Putin.

“Ne e dimë nga duart e kujt është kryer kjo mizori kundër Rusisë dhe popullit të saj dhe ne jemi të interesuar se kush është nxitësi”, u shpreh tutje ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?