Dje, pas ndërhyrjes së policisë në selinë e PD

Sulmi në PD, Zëri i Amerikës: Organizatorët kishin angazhuar të rinj, nuk u distancuan nga dhuna! Berisha 'non grata' e kishte paralajmëruar

9 Janar 2022, 09:25| Përditesimi: 9 Janar 2022, 09:28

  • Share

Sulmin e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike ditën e djeshme e ka komentuar edhe 'Zeri i Amerikës'. Në lajmin e gjatë të detajeve të asaj që ndodhi dje VOA shkruan se  organizatorët e kësaj proteste më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme dhe nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri.

"Ata u larguan duke lënë pa asnjë derë e dritare selinë qendrore të Partisë Demokratike, që ata e quajnë shtëpia e lirisë dhe e demokracisë, pasi e goditën me të gjithë sendet e forta, pajisje hekurthyese nga më të ndryshmet", shkruan Zëri i Amerikës.

Sipas VOA protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndërsa policia ndërhyri për të rivendosur sigurinë, pasi protestuesit kishin mundur të depërtonin në brendësi të godinës.

"Qëllimi i deklaruar më herët ishte të largonin nga selia kryetarin e Partisë Demokratike, pas vendimeve që ai kishte marrë kundër ish kryetarit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cenim të demokracisë.

Protestuesit kishin marrë me vete edhe shkallë metalike për të depërtuar në katin e dytë nga fasada kryesore, ku kanë qëlluar me gurë e sende të forta, Mbështetësit e zotit Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zpraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu u zprapsën, ndërsa nga brenda selisë u përdor gaz për t’i mbajtuar ata larg. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej. Disa organizatorë me megafonë nxitën pjesëmarrësit e pozicionuar më larg, që të afroheshin përqark selisë së PD-së për të vazhduar protestën", citohet në shkrimin e Zërit të Amerikës.

Në shkrim nënvizohet edhe se fakti se Prokuroria e kryeqytetit e rrethoi zonën si një skenë krimi dhe për disa orë oficerët e policisë gjyqësore dokumentuan aktet e dhunës. Ndërkohë disa dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariate gjatë orëve të pasdites.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tropoja: 09/01/2022 14:39

    Po mor po ashtu është veçse te keqes Sali kur ai vidhte,vriste,shiste Shqipërinë,shpallte luftë veri jug,vidhte zgjedhjet,e u shërbente me devocion sërbëve,e dengronte e arrestonte ushtarët e uçk-së,ca prej atyre kalemxhinjve tuaj i rrinin shpatullat si demokrat i orëve të para(në fakt komunist 24karat)aq shumë sa ai nga deliri i madheshtisë u çmënd fare dhe sot po ha pjellë e vet,kjo një nga dhjetë cilësitë e komunistit Alla Sali.

    Përgjigju
  • xhimi: 09/01/2022 11:43

    Zeri Amerikes qe te behet i besushem duhet te bej NON GRATA pleren Salist Elez Biberaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?