Foto nga sulmi i Izraelit mbi ndërtesën e mediave

Bota

Sulmi në ndërtesën e Al Jaezeera dhe Associated Press, SHBA i kërkon llogari Izraelit

17 Maj 2021, 15:09| Përditesimi: 17 Maj 2021, 15:11

  • Share

SHBA ka kërkuar "detaje" dhe një "justifikim" nga Izraeli për sulmin ajror në një ndërtesë në Gaza ku kishin redaksitë e disa media ndërkombëtare, përfshirë Associated Press dhe Al Jazeera .

Sipas "BBC", Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një konferencë për  shtyp në Kopenhagë se ai nuk kishte parë personalisht ndonjë informacion të shpërndarë nga zyrtarët izraelitë, dhe se nuk donte të komentonte mbi ligjshmërinë e sulmit.

"Izraeli ka një përgjegjësi të veçantë për të mbrojtur civilët gjatë vetë-mbrojtjes së tij, dhe kjo sigurisht përfshin gazetarë," tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës, duke thënë se SHBA kishin punuar përmes kanaleve diplomatike për të provuar dhe për t'i dhënë fund konfliktit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?