Sulmi në Moskë, videoja tronditëse! Terroristit i presin veshin dhe e detyrojnë që ta hajë

24 Mars, 12:40| Përditesimi: 24 Mars, 12:47

  • Share

Një video prej disa sekondash e publikuar në rrjetet sociale dhe e ndarë edhe në kanalet Telegram të medias së pavarur ruse Meduza dhe faqja bjelloruse Nexta tregon momentin e arrestimit të një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Bashkinë Crocus në Moskë.

pamjet tronditëse, njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë. Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë, nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur për momentin.

Meduza shkruan se videoja e shkurtër u përhap nga kanalet ruse Telegram: "Regjistrimi 24 sekonda tregon një burrë me rroba kamuflazhi duke mbajtur të arrestuarin në tokë, më pas duke i drejtuar një thikë në veshin e tij të djathtë dhe duke i prerë një copë. Më pas oficeri tenton në mënyrë të përsëritur që të vendosë pjesën e prerë të veshit në gojën e terroristit të dyshuar, pas së cilës ai e godet atë në fytyrë."

*Shënim: Shqiptarja.com ka vendosur të mos shfaqë imazhe të tilla të rënda, ne po raportojmë arrestimin e terroristit të dyshuar dhe, në video shfaqet vetëm një fragment i shkurtër i marrjes në pyetje të tij pas prerjes së veshit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?