Sulmi në Moskë me 144 të vrarë, shkon në 11 numri i të arrestuarve

6 Prill, 13:45| Përditesimi: 6 Prill, 13:51

  • Share

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar urdhër për arrestimin e një burri nga Taxhikistani në lidhje me sulmin terrorist muajin e kaluar në një sallë koncertesh në Moskë, duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të të arrestuarve për këtë rast.  

Gjykata e qarkut të Basmanit urdhëroi që Sharifzoda Zoir të mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit deri më 22 maj, duke e akuzuar atë për një vepër të paspecifikuar terroriste.  Ajo nuk dha hollësi të tjera në komunikatën e publikuar më 5 prill.

Zoir është personi i 11-të që është ndaluar, apo arrestuar në lidhje me dyshimet për përfshirje në sulmin e 22 marsit, në të cilin u vranë më shumë se 144 njerëz.

Sulmi terrorist ndodhi në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?