Viktimat nga sulmi në Jordan

Sulmi në luginën e Jordanit, pas vdekjes së dy vajzave humb jetën edhe nëna e tyre britaniko-izraelite! Familja ishte duke shkuar në një festë

10 Prill 2023, 19:11| Përditesimi: 10 Prill 2023, 19:14

  • Share

PALESTINË- Pas sulmit që shkaktoi vdekjen tragjike të dy vajzave të saj, edhe nëna britaniko-izraelite ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në Bregun Perëndimor. E gjithë familja u sulmua pas të shtënave me armë të dielën ku humbën jetën dy vajza 15 dhe 20 vjeçare.

Familja u zhvendos në Izrael nëntë vjet më parë nga Britania e Madhe, ku burri  viktimës kishte shërbyer si rabin.

Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e ngarkuar emocionalisht të motrave. Në eulogjinë e tij, i ati preku teksa pyeste: "Si do t'i shpjegoj Lucit se çfarë ka ndodhur me dy dhuratat tona të çmuara, Maia dhe Rina, kur ajo zgjohet nga koma?"

Lucy, Rina dhe Maia u qëlluan teksa po udhëtonin në luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor verior, duke shkuar për në një festë familjare. Automjeti i tyre u përplas dhe personat e armatosur u ngjitën në makinë dhe hapën zjarr mbi gratë nga një distancë e afërt, cituan mediat izraelite të thoshin hetuesit.

Transmetuesi publik izraelit Kan raportoi se u gjetën 22 gëzhoja plumbash, me sa duket nga një pushkë kallashnikov.

Rabini Dee i tha BBC-së se ishte më përpara me një makinë të veçantë kur dikush e telefonoi me lajmin për sulmin. Ai tha se u përpoq të telefononte gruan dhe vajzat e tij, por ato nuk u përgjigjën. Më pas ai pa fotografi në internet të makinës së sulmuar dhe njohu një nga valixhet e tyre në sediljen e pasme.

Shërbimet e urgjencës ishin tashmë në vendin e sulmit, afër vendbanimit Hamra, kur ai arriti atje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në Twitter se ai i dërgoi "ngushëllimet e tij të përzemërta familjes Dee, për vdekjen e nënës së familjes, Leah (Lucy), e cila u vra në sulmin e rëndë terrorist në luginën e Jordanit. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?