Sulmi në Kumanovë/ Dëshmitarët panë autorin që qëlloi 20 plumba, Kryetari shqiptar i komunës së Kumanovës i shpëtoi atentatit

1 Prill, 19:54| Përditesimi: 1 Prill, 19:59

  • Share

Ridvan Ibraimi ishte objektivi i sulmit të armatosur që ndodhi sot në Haraçinë thotë ministria e Brendshme.  

Dëshmitarët thonë se sulmi ka ndodhur ndërsa kryetari Ibraimi së bashku me bashkëpunëtorët e tij po kryenin inspektime në ndërtimet rrugore. Gjatë këtij aktiviteti, sipas dëshmitarëve, një person ka ndaluar automjetin, ka shtënë me kallashnikov drejt kryetarit Ibraimi, por si pasojë ka plagosur dy persona të tjerë. Personi që ka shtënë me armë sipas burimeve të alsat macedonia, është i njohur për policinë dhe më herët ka qenë i përfshirë në punë kriminale. Por nga policia nuk janë dërguar as inicialet e kryerësit të veprës. Nga atje sigurojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kreu i Komunës së Haraçinës në të kaluarën disa herë ishte kërcënuar me jetë, madje vitin e kaluar kishte mbyllur për disa ditë me radhe dyert e komunës për shkaqe sigurie.


Lajmi kryesor:

Maqedoni e Veriut/ Sulmohet me armë kryetari shqiptar i komunës së Haraçinës, Rivdan Haraçina i shpëton 20 plumbave! Plagoset shoferi e nëpunësi


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?