Sulmi makabër në Deçan të Kosovës që la 3 viktima mes tyre dy nxënës të mitur ka tronditur vendin. Një reagim ka ardhur edhe nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila e sheh ngjarjen e zezë në Deçan si një krim të patolerueshëm.
Nikolla ndan dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës.
‘Krimi që ndodhi në Deçan dhe që morri edhe jetë fëmijësh, është i rëndë dhe i patolerueshëm. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës. Mbështes institucionet e drejtësisë së Kosovës. Krimi, kriminelët meritojnë ndëshkim!’, shkruan Lindita Nikolla.
Lajmi kryesor:
Sulmi në Deçan të Kosovës/ Osmani: Cënim i rëndë i sigurisë! Kurti:Tronditëse! Rama: Autorit ndëshkim ekstrem nga drejtësia! Meta: Akt kriminal! Basha: Ngushëllime (REAGIMET)
G.MO/ReportTv.al