Sulmi në çerdhen e Tajlandës/ Gazetarët e CNN kërkojnë falje për hyrjen dhe filmimet në vendin e krimit

10 Tetor 2022, 11:23| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 11:33

  • Share

Dy gazetarë të gazetës amerikane CNN kanë kërkuar falje për mbulimin e sulmit të javës së kaluar në një qendër kujdesi për fëmijët në Tajlandë që la të vdekur 37 persona, përfshirë 23 fëmijë. Ata u akuzuan se kishin shkelur dhe filmuar një skenë krimi pa leje.

Gazetarët Anna Coren dhe kameramani Daniel Hodge u gjobitën me 133 dollarë dhe ranë dakord të largohen nga vendi. Ata gjithashtu kanë kërkuar falje në një video që është shpërndarë gjerësisht nga mediat lokale, të cilët ndodhen brenda ambjentit të rajonit të policisë.

"Kërkoj ndjesë nga thellësia e zemrës, veçanërisht familjeve të viktimave të kësaj tragjedie. Na vjen shumë keq që ju kemi shkaktuar më shumë dhimbje dhe vuajtje. Ne e dimë se ju po kaloni një periudhë të dhimbshme, ne nuk erdhëm këtu për të shkaktuar më shumë pikëllim", tha Coren.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?