Blendi Cuci

Sulmi ndaj Shqiptarja.com, Çuçi: Meta disa muaj më parë dashnor i fjalës së lirë, sot e sulmon atë se i publikoi skandalin me nënshtetësitë

25 Tetor 2020, 20:43| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 20:46

  • Share

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuci reagon për sulmin e paprecedent të presidentit Ilir Meta kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com, duke e quajtur përdorim të turpshëm të presidencës.

Çuçi shkruan se Meta i cili disa muaj më parë shfaqej si dashnor i fjalës së lirë dhe bënte thirrje për medie transparente sot sulmoi në mënyrë të paprecedentë një botues  vetëm se iu publikua një skandal.

"Presidenti i vendit që muaj më parë shfaqej si "dashnor" i fjalës së lirë dhe bënte thirrje për themelimin e një "medie të re e transparente", sot sulmoi në mënyrë të paprecedentë një botues dhe mori nëpër gojë bashkëshorten e tij vetëm e vetëm sepse ata i treguan publikut skandalin e pajisjes me pasaporta shqiptare të disa personave në shkelje flagrante të ligjit. I paimagjinueshëm sulmi dhe përdorimi i turpshëm që po i bëhet Presidencës, e cila për fat të keq është shndërruar në një shtojcë të partisë familjare të Ilir Metës, të LSI-së së ikur në drejtim të paditur që do të marrë përgjigjen e merituar më 25 prill", shkruan Çuci.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon gazetarin dhe botuesin e Shqiptarja.com që publikuan skandalin me nënshtetësitë! Rama: Çfarë katandie! Veliaj: Mbron gjobë-mediat, sulmon troç-mediat


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?