Sali Berisha dhe Fation Dauti

Sulmi ndaj selisë së PD/ 4 veprat penale që po kryen Berisha dhe grupit të tij, për organizatorët e pushtimit të ndërtesave parashikohet burg përjetë 

21 Dhjetor 2021, 16:21| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 16:25

  • Share

TIRANË- Një ditë pas protestës së dështuar kundër SHBA-ve, por të kamufluar me vizitën e Aleksandër Vuçiç në Tiranë, Sali Berisha ka organizuar një tjetër tentativë për të pushtuar me dhunë selinë e Partisë Demokratike dhe për të dëbuar nga selia Lulzim Bashën, të cilin nuk e njeh më si kryetar. Pushtimin e selisë së PD-së Berisha ia ka besuar ish-ministrit të tij të Brendshëm, Flamur Noka, ndërsa sulmi ndaj dyerve të zyrave është ekzekutuar nga Fatjon Dautaj, sipas PD-së një personazh me precedentë të theksuar penalë, nën urdhrat e Nokës.

Në një kohë kur gjykata nuk është shprehur ende mbi ligjshmërinë ose jo të statutit paralel të Berishës, mbi të cilin është shkarkuar Lulzim Basha dhe miratuar i ashtuquajturi Komisioni për Rithemelimin e PD, sulmi i sotëm është një tjetër provë për Prokurorinë e Tiranë dhe SPAK, për shkak të konsumimit të paktën të katër veprave të rënda penale. 

Shqyerja e dyerve të selisë së Partisë Demokratike me dhunë përbën vepër penale, pjesë e kapitullit të Kodit Penal për shkatërrimin e pronës. Neni 150 i Kodit Penal parashikon dënimin me gjobë deri në 3 vite burg për shkatërrimin apo dëmtimin me dashje të pronës.

Ndërkaq, tentativat e Sali Berishës dhe grupit të tij, duke hyrë me forcë në selinë e Partisë Demokratike, mund të duhet të sjellin pasoja të rënda për organizatorët dhe realizuesit. Neni 221 i Kodit Penal parashikon një dënim tepër të rëndë nga 15 deri në 25 vjet burg për personat që pushtojnë me forcë ndërtesat. Pushtimi i ndërtesave është element i veprës penale të kryengritjes. Për udhëheqësit dhe organizatorët e pushtimit të ndërtesave parashikohet dënim me burgim të përjetshëm.

Ligji shqiptar parashikon vetëm një rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të natyrave të ndryshme: Gjykatën. Çdo veprim i njëanshëm jashtë rrugë gjyqësore përbën vepër penale që njihet me ‘vetëgjyqësi’. Neni 277 i Kodit Penal parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg për ushtrimin e një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror.

Partia Demokratike zyrtare ka referuar edhe një kallëzim në SPAK ndaj grupit të Sali Berishës, me akuzën e përvetësimi, përdorimit dhe falsifikimit të vulës dhe simboleve të PD-së, pa autorizimin e kësaj të fundit. Sali Berisha dhe rrethi i tij kanë përdorur dhe ndryshuar simbolet e PD-së në të ashtuquajturin Kuvend që u mbajt në stadium si dhe në referendumin e së shtunën për shkarkimin e Lulzim Bashës. 
 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?