Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës

Sulmi ndaj policisë së Kosovës, reagon Sveçla: I orkestron Serbia!

28 Janar 2023, 15:11| Përditesimi: 28 Janar 2023, 15:15

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar përmes një postimi në Twitter ndaj sulmit të një dite më parë ndaj një automjetit të policisë në veri.

“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës qëllohet me armë zjarri”, thotë Sveçla.

Ai thotë se episode të tilla, janë të orkestruara me një qëllim të qartë dhe sipas tij janë të orkestruara nga Serbia dhe synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie në vend. Ministri nënvizon më tej se qëllimi është që ta bëjnë veriun e Kosovës zonë të paligjshme dhe të udhëhequr nga kriminelët.

“Por përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, shtoi ai.

Të premten, persona të panjohur hapën zjarr mbi një patrullë policore, duke i shkaktuar mjetit dëmtime por fatmirësisht, asnjë nga efektivët nuk mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në Banjskë – Izvor të Komunës së Zveçanit. Njësitë policore zbuluan më pas gjatë verifikimeve një automjet të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distancë prej rreth 250 metra largësi, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për këtë rast. Ky është incident ii dytë i këtij lloji brenda disa ditësh në veri.

Episodi i fundit ishte a i 23 janarit në Bistricë të Leposaviçit, kur dy serbë refuzuan që të ndaleshin në një pikë kontrolli dhe Policia shtiu me armë zjarri drejt veturës, duke plagosur njërin prej tyre. Raportohet se nuk ka oficerë të policisë të plagosur por vetëm dëme materiale.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?