Kryetari i PD Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e deputetëve të Rithemelimit të cilët sulmuan Kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açka dy ditë më parë. Basha krahasoi sjelljen e Nokës dhe Bardhit në mbledhjen e komisionit të Medias dhe sot në komisionin për Zgjedhoren. Kreu demokrat tha se nëse ndërsa dje sulmuan Flutura Açkën, sot u shfaqën krah për krah me Damian Gjiknurin si "miq të vjetër".
“Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputete me fjalor, gjeste dhe hakërrime, ndërsa sot ndaj Gjiknurin u sollën si miq të vjetër. Po konferencën e kryetarëve pse nuk e bllokuan?! Përkundrazi, kur doli Acka dhe tha skam marrë njoftim, çuan njoftimin e Nikollës, janë bërë dhe zëdhënës. Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krahu me Gjiknurin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes.. Janë fakte dhe ftesa ime, duke i ballafaquar këto fakte, t’i qëndrojmë debatit në interes të publikut, jo ato personale. Vetë hanë kumbulla dhe duan që ne të na mpihen dhëmbët. Është teatër i skinronizuar."
Lajmi kryesor:
Rithemelimi bllokoi komisionin e 'Zgjedhores', Basha: Komplot me PS-në, s'e duan reformën! Rama po përgatit komision për të kontrolluar SPAK
B.K//ReportTv.al