Autori duke vrapuar në park pas sulmit

Sulmi me thikë në Francë, 2 fëmijë ende në gjendje të rëndë! Dalin pamjet e filmuara nga momentet e para pas sulmit, panik në parkun Annecy 

9 Qershor 2023, 11:53| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 11:59

  • Share

Dy nga 4 fëmijët që u sulmuan dje me thikë në një park lojërash në Annecy të Francës, janë ende në gjendje kritike për jetën, ndërsa pamjet nga momentet e para pas sulmit ku duket agresori me thikë në dorë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Autori i sulmit ishte një sirian 31-vjeçar sirian, i cili kishte statusin e refugjatit në Suedi dhe u arrestua në vendin e ngjarjes.

Pamjet tregojnë momentet kur autori vrapon nëpër park me thikë në dorë, përpara se të neutralizohej nga policia, ndërsa mes qytetarëve që ishin në park ka një panik të madh.

Menjëherë pas sulmit, autori u qëllua në këmbë dhe u arrestua nga policia.

Autoritetet thanë se nuk kishte asnjë provë për një lidhje me terrorizmin dhe asnjë tregues se cili ishte motivi i tij.

Burri nuk ka precedentë kriminale apo probleme psikike.

Fëmijët e plagosur janë një 22-muajsh nga Gjermania, një 3-vjeçar nga Britania dhe tjetri 2-vjeçar të cilët iu nënshtruan menjëherë operacioneve për shkak të plagëve të marra dhe vijojnë të jenë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dy nga 4 fëmijët që u sulmuan dje me thikë në një park lojërash në Annecy të Francës, janë ende në gjendje kritike për jetën, ndërsa pamjet nga momentet e para pas sulmit ku duket agresori me thikë në dorë po bëjnë xhiron e rrjetit.

 

Ora 12:11
Një qytet në dhimbje! Lule, qirinj, shënime dhe lodra, francezët luten për vogëlushët e plagosur

Mëngjesin pas sulmit të djeshëm, disa banorë të Annecy janë drejtuar në këndin e lojërave për të bërë nderimet dhe lutjet për fëmijët e plagosur.

Lule, qirinj, shënime dhe arusha pelushi janë lënë në anën e parkut ku u goditën me thikë katër fëmijët.

Ndërkohë që dy nga fëmijët po vijojnë luftën me vdekjen, qytetarët janë bashkuar në lutje për jetët e tyre.

Janë lënë të gjitha llojet e homazhe, duke përfshirë shënime të shkruara me dorë dhe arushë pelushi të lënë në një stol

Një grua duke qarë për fatin e vogëlushëve 

Një nga shënimet e shkruara me dorë u uron fëmijëve të lënduar dashuri dhe guxim
 
M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • alien: 09/06/2023 14:33

    zoti te denofte ne menyren me te keqe vend budallejsh bebet jane engjuj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?