Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës

15 Prill, 15:37| Përditesimi: 15 Prill, 15:56

  • Share

Në fundjavë çmimi i naftës kapërceu në vlerën më të lartë që prej tetorit të vitit të kaluar. Një fuçi naftë arriti të shitej mbi 90 dollarë në fundjavë, ndërsa këtë të hënë çmimi ka rënë në 89.4 dollarë fuçia.

Tensionet mes shteteve ndikuan direkt tregjet ndërkombëtare, duke krijuar pasiguri e përkthyer direkt në luhatje të çmimit të naftës bruto.

Ky ndikim i shpejte në tregje vjen për shkak se Irani është një nga prodhuesit kryesor brenda Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, dhe ekspertët e huaj vlerësonin se një përshkallëzim i tensioneve mund ta shtrenjtonte naftën deri në 100 dollarë/fuçia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?