Foto nga dyqani që u qëllua me breshëri plumbash

Sulmi me 30 plumba drejt biznesit në Laç, pronari: M’u duk si zhurmë fishekzjarresh! Kamerat u stakuan kur mbërritën autorët, është frikë të jetosh në shtëpinë tënde

21 Prill 2023, 19:57| Përditesimi: 22 Prill 2023, 07:50

  • Share

Ferhat Tugaj, pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Gjormë të Kurbinit mbrëmjen e së mërkurës, thotë se nuk ka pasur asnjëherë konflikte. Në fjalën e tij për mediat tha se breshëria e automatikut iu duk si zhurmë fishekzajrreje por reagoi pasi ishte më e fortë se aq.

 Ai tregon se kamerat e sigurisë fikur pak sekonda para se të nisnin të shtënat ndaj është fiksuar vetëm momenti kur makina e autorëve mbërrin para biznesit. Tugaj thotë se policia e Lezhës nuk po kujdeset për rastin ndaj planifikon që të bëjë ankimim në Tiranë.

“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për t’u frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë t’i fusë plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë.

Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje. Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shifet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, tha Tugaj.

Ai shtoi se nuk mund të vërë gishtin tek askush për ngjarjen ndërsa e konsideron shqetësuese situatën.

“Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie”, tha Tugaj.

Pronari i biznesit u shpreh se ka rreth 7-8 mijë euro dëme. Nga raportimet mësohet se drejt biznesit është qëlluar me rreth 30 plumba.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • roni: 22/04/2023 04:19

    ore a ka shtet ketu apo cfare behet..nuk pa e kuptoni o njerez qe shteti nuk do tia dije per juve...organizohuni..dilni me arme ne rruge..krijoni postoblloqe mbas ores 6...te darkes,,ne lagje,,,fshat,,dalje qyteti...,,kush muk ndalon dhe ben si i forte vriteni ne vend.nuk mund te derozohet populli para disa rugaceve...policia nuk po ben punen e saj,,,,eshte detyra juaj tani te beni punen e policise...ju ka rene ky taksirat tani,,,.dilini pwer zot vetes....mos thoni mua nuk me kane bere gje sot..neser do ju vijne dhe juve..hidhini si qen te ngordhet neper kanale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?