Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet! Në një dosje me sulmin e korrikut në faqet qeveritare

12 Shtator 2022, 15:02| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 19:58

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS. Hetimet për sistemin TIMS janë përfshirë në të njëjtën dosje që është hapur për sulmin kiberntike ndaj e-Albanias në korrik të këtij viti.

Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

Ora 17:05
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, media iraniane shkruan se ka zbuluar autorët (EMRAT)

1662995100_page.jpg

Hamid Reza Lashgarian, Mohammad Hossein Shirinkar, Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi janë personat të cilër sipas një gazete opozitare iraniane janë autorët që kanë kryer disa sulme kibernetike ndaj vendeve evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ende është e paqartë se nga i ka zbuluar media  “Iran International” emrat por media thotë se komandanti më i lartë kibernetik i IRGC-së është Hamid Reza Lashgarian, një asistent profesor në Universitetin Imam Hossein në Teheran. Media shkruan gjithashtu edhe për rastin e Shqipërisë, duke nënvizuar se ky ka qënë rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që i atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane.

Në grupin e sulmuesve është edhe gruaja e Lashgarian, Fatima Zahra Farrokh, e cila përmendet gjithashtu në raport, por nuk u dhanë detaje nga media se ccfarë roli të dyshuar ka pasur në hakërrim. Sipas medias celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë në Trupat e Rojeve Revolucionare Iraniane,

Në shkrim pretendohet se dokumentet e klasifikuara, nga Irani, zbulojnë kërkime sekrete se si një sulm kibernetik mund të përdoret për të fundosur një anije mallrash ose për të hedhur në erë një pompë karburanti në një pikë karburanti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 12/09/2022 16:06

    Tani e kreu Irani apo financoi se sikur po e prishni prrallen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?