Qytetarët presin në radhë në Rinas

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, aeroporti ‘Nënë Tereza’: Fluturimet vazhdojnë sipas orareve, qytetarët të paraqiten 2 orë e 30 minuta më herët

10 Shtator 2022, 15:35| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 15:51

  • Share

Pas sulmit kibernetik iranian ndaj sistemit TIMS, aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka bërë një njoftim për të gjithë pasagjerët në të cilin njofton se fluturimet vijojnë sipas planifikimeve në të njëjtin orar. Për të shmangur çdo problem, TIA u kërkon qytetarëve që të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e 30 minuta më herët.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim”, shkruhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Irani tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, godet sistemin TIMS, Rama: Po punojmë me aleatët për t'i bërë të pa penetrueshme sistemet tona dixhitale


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?