Sulmi kibernetik, e-Albania rikthehet në funksion! Rama: Në procesin e mbrojtjes u përfshi edhe NATO

20 Korrik 2022, 16:35| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 20:12

  • Share

Pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare disa ditë më parë është rikthyer shërbimi në e-Albania. Të gjithë qytetarët që duan të shkarkojnë dokumente tashmë portali e-Albania i është rikthyer normalitetit dhe është në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët. 

Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes dhe të kundërsulmit është përfshirë edhe NATO. Ndër të tjera e ka cilësuar si një sulm të sofistikuar nga një shtet jo mik me Shqipërinë dhe jo nga një bandë digjitale.

"Është sulm i organizuar nga një shtet, jo çështje hakerash sado të zotë të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik të super sofistikuar që ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe të kundërsulmit NATO-n", tha Rama.

Pas rikthimit të shërbimeve online në e-Albania, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se kanë rifilluar regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, pasi ishin ndërprerë për shkak të sulmit kibernetik. Ministrja Evis Kushi njofton se afati për regjistrim është shtyrë deri më 31 korrik.

Kryeministria bën me dije përmes një njoftimi se tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale dokumentet me vulë elektronike - certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit). Do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve  si dhe për shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti. Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:  
Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;   
Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social; 
Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekësor;  
Për listën e notave dhe vërtetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;  
Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;  
Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;  
Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;  
Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike. 

"Duke falënderuar edhe një herë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin, kërkojmë mirëkuptimin në rast të ndonjë problemi me të cilin mund të hasemi, përgjatë këtij procesi e kësaj kundërofensive ndaj sulmit kibernetik, që s’ishe parë ndonjëherë më parë në vendin tonë. Sigurojmë edhe një herë gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojmë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi, thuhet në njoftim.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

Sulmi është pikasur mesditën e së premtes, nëpërmjet platformave të monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Sulmi ishte kompleks dhe në shkallë të gjerë. Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Metodat mbi të cilat sulmi është kryer ishte i ngjashëm me një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit. Fatmirësisht detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. 

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u komentua edhe në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se "Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate", duke lënë të nënkuptohet se sulmi mund të ketë ardhur nga Rusia.

Ora 18:43
Sulmi kibernetik ndaj platformave qeveritare, Rama: I sofistikuar dhe agresiv, në mbrojtje e përfshirë edhe NATO

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se NATO është përfshirë në procesin e mbrojtjes ndaj sulmit kibernetik nga një vend jo mik i Shqipërisë.

“Është sulm i organizuar nga një shtet, jo cështje hakerash sado të zotë të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë ceduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që nuk rrinë ashtu sic e imagjinojnë njerëzit. AKSHI nuk mban të dhëna. Dokumentet janë aty.

Ka lajme të rreme pa lidhje. Është e paimagjinueshme që të shpifet pa hesap, pa përgjegjësi, pa asnjë lloj logjike duke i thënë njerëzve që është vënë gjobë 30 milionë euro ndaj qeverisë a thua se jemi përballë një bande digjitale që vënë gjoba. Nuk jemi në këto kushte por në kushtet e një sulmi kibernetik të super sofistikuar që ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe të kundërsulmit NATO-n”, tha Rama.

Ora 18:37
Portali e-Albania në funksion, rifillojnë regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, afati deri më 31 korrik

Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për  regjistrimet.

“Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 - 2023. Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkruan ministrja.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • buci: 07/08/2022 14:41

    buci kjo e-albania edhe sot me dat 7.8 .2022 nuk funksionon vetem per ramen funksionon

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/07/2022 09:30

    Sulmi kibernetik, e-Albania është zbulim i shekullit i Edvin shkjaut shqipfolës. A thua kujt i shet prralla ky i çmendur kur të gjitha të dhënat e popullit shqiptarë i ka serbia dhe rusia, si dhe serveri amë i e-Albania gjendet në Nish të serbis. A kuptoni o të mjerë o të verbuar se kryeminister e keni një serborus !!!

    Përgjigju
  • RAMA 3: 21/07/2022 01:42

    RAMA bej kerkes që të na ndryshohen numri personal ose te mos dale fare në ID ose passport e Reja , sepse kane dal numrat me përpara

    Përgjigju
  • ilmi: 20/07/2022 19:27

    supeer fare jemi te sigurt qe me e mira do behet per te gjithe ne

    Përgjigju
  • fatihu: 20/07/2022 19:26

    me gjitheperfshirjen dhe strategjit mbrojtese jemi te sigurt qe do jemi me te mbrojtur

    Përgjigju
    • Lexues: 21/07/2022 08:20

      Pse perdor fjale qe nuk ua di kuptimin?

  • Dori: 20/07/2022 19:25

    Kemi besim qe zoti Rama do e zgjidhe shume shpejt kete problem

    Përgjigju
  • Flamur: 20/07/2022 19:24

    Shpresojme qe te zgjidhet sa me shpejt ky problem

    Përgjigju
  • Desi: 20/07/2022 19:22

    Ishalla zgjidhet sa me shpejt ky problemmm dhe ti kthehemi normalitetit

    Përgjigju
  • Elio: 20/07/2022 19:21

    Jam e sigurt qe me ju ne krye kryeminster Edi do zgjidhet dhe ky problem por do ate kohen e vet

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2022 19:19

    Shpresojme qe ky problem te zgjidhet sa me pare dhe te kthehemi ne normalitet sic kemi qene varemi nga ju z.rama

    Përgjigju
  • Regi: 20/07/2022 19:18

    Sa tju kemi juve z.kryeminister cdo problem do zgjidhet sepse nuk i lini punet ne gjysem

    Përgjigju
  • Agron: 20/07/2022 19:11

    Asgje nuk gabojne njerezit e ketij. Edhe pse mender m*t, ky perseri i mbron. Po si mo kemi 4 dite qe nuk punon e-albania, ka rene shteti plotesisht, dhe vazhdon me pallavrat se dhe NATO na paska marre pjese ne mbrotje. Pra, mendoni sa e veshtire eshte situata saqe dhe NATO me demek na mbron. Vetem keta te shkretit mos marrin pergjegjesi. Eshte armiku i partise, ai e ka fajin! Po ca mbrotje mor injorant(qe tallin menderen ata qe ke vartesh). Thjesht keni bllokuar te gjitha akseses jashte shqiperise. kjo eshte e vetmja gje qe keni bere! kjo eshte e vemtmja mbrojtje qe ke bere aktualisht. Po si ke kurajo dhe i thua keto gjera?! SPAK-u pse nuk i merr njehere kontratat e sigurise? Se jane paguar miliona EURO per to! C'fare kane bere konkretisht kompanite qe kane marre ato leke? i kane futur leket ne xhep dhe kaq!

    Përgjigju
  • Hajduti: 20/07/2022 19:09

    Tua vjedhim e ne e bohena barazim

    Përgjigju
  • Sarushja: 20/07/2022 19:09

    Ca na gjeti edhe neve me kta idiotat

    Përgjigju
  • Sonila: 20/07/2022 19:05

    Shqiperia jone ia arriti qellimit qe kishte

    Përgjigju
  • Andi: 20/07/2022 19:05

    Shume gje me hile se dime kush shtet e ka bere le te shpresojme qe te zgjidhet sa me shpejt si ceshtje nderkohe mediat te mos bejne shpifje por te presin autoritetet ta zgjidhin

    Përgjigju
  • Eli: 20/07/2022 19:05

    Me ne fund skishe asgje per panik

    Përgjigju
  • Joni: 20/07/2022 19:04

    Nje sulm teper problematik rendesi ka qe po e zgjidhim se te dhenat e qytetareve duhet te jene te sigurta

    Përgjigju
  • Zea: 20/07/2022 19:00

    Me ne fund ia arritem qellimit tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?