Portali e-Albania

Sulmi kibernetik ndaj portaleve publike dhe mbyllja përkohësisht e e-Albania, shtyhet afati për regjistrimin në klasat e para dhe të dhjeta

18 Korrik 2022, 09:49| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 10:03

  • Share

Për shkak të sulmit kibernetik që u raportua ditën e djeshme, disa shërbime publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht. Ministria e Arsimit duke u nisur nga kjo problematikë ka vendosur të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasat e para dhe të dhjeta për një afat ende të pacaktuar.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e cila shkroi se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë në procesin e regjistrimit. 

“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”- shkruan ministrja.'- shkruhej aty.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak sulmit kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Lajmin e bëri me dije Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke theksuar se janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neturalizim të sulmeve armike. Burime për Report Tv ka ngritën dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit


G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ekonomisti: 18/07/2022 11:03

    Nevojiten te shtyhen edhe afate te tjera, pasi me date 31/07/2022 eshte afati i fundit i dorezimit edhe te bilanceve ne QKB!!!

    Përgjigju
  • Daje Sami: 18/07/2022 10:58

    Prandaj duhen edhe zyrat zoti kryeminister a e pate se cfare ndodhi qe i mbylle sportelet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?