Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare/ Komisioni i Rithemelimit: Qeveria po fsheh informacione, mund të kenë hakëruar të dhëna të tjera të qytetarëve

18 Korrik 2022, 17:55| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 18:31

  • Share

 

Për rënien e E-Albania, Komisioni i Rithemelimit thotë se hakërimi i kryer është si një skenar hollivudian. Anëtar i këtij komisioni, Arben Ristani u shpreh se qeveria po mundohet më shumë të fsheh informacione se sa të zbulojë.

Sipas tij hakërimi bëhët më i pabesueshëm nëse kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve. Komisioni i rithemelimit risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, i cili është hakëruar.

“Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me rradhë.”, shton Ristani.

Ristani thotë se pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.

“Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.”, përmbyll fjalimin Arben Ristani.


Lajmi kryesor:

Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?