Foto ilustruese

Sulmi kibernetik, edhe ‘vettingu’ pa shërbim online! KPK hap faqe në rrjetet sociale! Hapet edhe sporteli për denoncime

19 Korrik 2022, 14:36| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 16:21

  • Share

Për shkak të situatës së krijuar nga sulmi kibernetik në faqet online në Shqipëri,  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur që të përdorë si kanale komunikimi me publikun dy platforma, Twitter dhe Instagram. Këto platforma do të përdoren për të njoftuar publikun për seancat apo edhe zhvillimet e tjera.

Ndërkohë që sa i përket denoncimeve të qytetarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi qytetarët se duke filluar nga sot, denoncimet mund t’i depozitojnë pranë zyrave të KPK, me postë ose dorazi, brenda orarit zyrtar, e hënë-e enjte 8:30-17:00 dhe e premte 8:30-14:30.

Kujtojmë se Agjencia për Media dhe informim ka reaguar sot në lidhje me betejën kibernetike që po zhvillohet mes ekspertëve të IT të AKSHI dhe partnerëve kundër sulmit kibernetik  të në gjitha portalet qeveritare. MIA bën të ditur se kundërofensiva ndaj sulmeve po ecën me ritme të shpejta dhe disa shërbime janë rikthyer në normalitet.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?