Sulmi i Rusisë në Ukrainë, OKB : Më shumë se 50,000 ukrainas janë larguar nga vendi, po vendosen në Poloni dhe Moldavi

25 Shkurt 2022, 18:36
  • Share

Më shumë se 50,000  ukrainas janë larguar nga vendi në më pak se 48 orë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi, i cili tha se shumica kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi.

“Më shumë se 50,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre në më pak se 48 orë – shumica në Poloni dhe Moldavi dhe shumë të tjerë po lëvizin drejt kufijve të saj”,  tha Grandi në një postim në Twitter .

“Faleminderit të përzemërt për qeveritë dhe njerëzit e vendeve që i mbajnë kufijtë e tyre të hapur dhe mirëpresin refugjatët.”, shtoi ai,

Agjencia po rrit operacionet dhe kapacitetin në Ukrainë dhe vendet fqinje ndërsa njerëzit fillojnë të ikin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?